shpjegimi i shqiptarit që “mbajti peng” 13 emigrantë – Shqip

by admin
Spread the love

Një biznesmen shqiptar nga Aleksandropoli në Greqi, Astrit Tota nga Kukësi, ka dhënë versionin e tij për ngjarjen me 13 emigrantët që i mbante si pengje në një rimorkio.

“Unë nuk jam fashist apo racist”, tha ai për GRTimes, duke e identifikuar veten si një person që nuk ka prirje raciste.

“Vendi ku kam qenë është 200 metra nga biznesi im. Në zonë u gjetën disa struktura të improvizuara ndezëse. Ditët e mëparshme ishin evakuuar periferitë dhe vendbanimet e Aleksandropolisit, si dhe Spitali i Përgjithshëm Universitar. Natyrisht, të gjithë banorët e kishim humbur gjumin dhe ishim vigjilentë në rast se zjarri do të na gjente gjatë natës”, tha fillimisht ai dhe vazhdoi: “Në një pikë midis Aleksandoupolit dhe N. Kilit, pas një rrjeti supermarketesh dallova një grup prej 13 personash të cilët ndodheshin rreth një objekti dhe tentuan t’i vënë flakën. Kishin dhe thika. Menjëherë kam thirrur dy bashkëqytetarë të mi që ndodheshin në vendngjarje dhe u kemi kërkuar që të hidhnin thikat dhe sendet që mbanin në duar. Ne i penguam ata të krijonin një burim aktiv zjarri brenda strukturës urbane. Atëherë do të duhej të sigurohej që ata të mos iknin dhe të na sulmonin derisa të vinte policia. Menjëherë thirra 100 dhe pas dhjetë minutash në vendngjarje mbërriti një patrullë policie dhe i mori”.

Shqiptari vijoi duke thënë se “videoja është realizuar teksa prisnim të vinte policia, pasi doja të njoftoja bashkëqytetarët e mi për ngjarjen, konkretisht se pas kaq ditësh shuarje zjarri, kam pikasur zjarrvënës në qytet teksa po përgatiteshin të ndiznin vatra zjarr. Nuk më interesonte nëse ishin emigrantë, nëse vinin nga Shqipëria, Siria, Greqia apo Australia. Unë nuk jam as fashist dhe as racist dhe jam absolutisht i sigurt që këtë e dinë edhe bashkëqytetarët e mi në Aleksandoupoli me të cilët kam bërë biznes gjatë gjithë këtyre viteve”, përfundon ai.

Sipas avokatit të biznesmenit, Vasilis Demiri, çështja po hetohet në dy aspekte nga Gjykata e Drejtësisë, e cila është e vetmja kompetente për të vendosur. “Ne do të ofrojmë çdo ndihmë të mundshme dhe çdo element që do të kontribuojë në zbulimin e së vërtetës thelbësore”. /tesheshi.com/

You may also like