Shpërthimi i vullkanit nënujor krijon ishull të ri në brigjet perëndimore të Japonisë – Shqip

by admin
Spread the love

Krijohet një ishull i ri nga shpërthmi i një vullkani nënujor në brigjet perëndimore të Japonisë. Ka një diametër prej rreth 100 m dhe është i lartë 20 m mbi nivelin e detit, ndërkohë që përbëhet nga shkëmbinj dhe hi vullkanik.

Për momentin nuk i është vendosur një emër ishullit të porsakrijuar rreth 1 km larg bregut jugor të Iëo Jima, që ndryshe njihet nga vendasit me emrin Iëoto. Vullkani ka nisur shpërthimet e tij fund të muajit Tetor dhe sipas autoriteteve dhe gjeologëve brenda 10 ditësh hiri dhe shkëminjtë vullkanikë kanë zënë shtresat deri në krijimin e plotë të ishullit të ri.

Sipas Agjensisë Meteorologjike Japoneze, ekspertët po analizojnë ende zhvillimin e procesit, përfshirë detajet e depozitimeve. Megjithatë ata mendojnë se ky ishull mund të zhduket sërish, si pasojë e materialit nga i cili përbëhet.

Klan News

You may also like