Shpërthimet që u dëgjuan në veri, mjete piroteknike të maturantëve

by admin
Spread the love

Sot gjatë ditës janë dëgjuar krisma në veri të Mitrovicës, gjë që ka ngritur shqetësime te banorët për shkak të situatës së tensionuar në veri të vendit.

Shqip e ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informata rreth këtyre krismave dhe ka mësuar se ato janë shkaktuar nga mjetet piroteknike të hedhura nga maturantët.

“Referuar informacioneve të deritanishme nga terreni, ju informojmë se në Mitrovicë Veri ka pasur mbrëmje të maturës, ku gjatë festimit janë hedhur mjete piroteknike”, ka thënë për klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

klankosova.tv

You may also like