Shpërthen Tomor Alizoti: Këtij deputeti socialist duhet ti hiqet imuniteti dhe të shkojë në burg

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti ka reaguar ashpër ndaj deputetit socialist, i cili një ditë më parë uroi festën e Pavarësisë me portretin e Enver Hoxhës.

Alizoti thotë se ky veprim reflekton politikën e ndyrë të 30 viteve të fundit në Shqipëri, ku bijtë e etërve kriminelë gëzuan pushtet ndërsa ata që vuajtën burgjeve enden rrugëve me shijen e një vendi që nuk do dënojë kurrë krimet.

Postimi i plotë:

“Akti i turpshëm i deputetit të Partisë Socialiste, i cili feston 29 nëntorin me portretin e Enver Hoxhës, nuk është një rast i veçuar. Ai reflekton politikën e ndyrë të këtyre 30 viteve, ku bijtë e etërve kriminelë gëzuan pushtet e privilegje, ndërsa ata që vuajtën burgjeve enden rrugëve me shijen e cinizmit të një vendi që nuk ka ditur të dënojë krimet e të respektojë vlerat. Ky akt, ashtu si dhe raste të tjerë para tij, reflekton një politikë që ushqehet nga krimet e së shkuarës. Nëse kjo do të ndodhte në Gjermani, shoqëria do çohej në këmbë dhe deputetit do ti hiqej imuniteti e do shkonte në burg. Është në turpin tonë fakti që lejojmë të ndodhin poshtërsi të tilla.”, ka shkruar ai.

You may also like