“Shpërthen” Shtëpia e Bardhë: Prigozhinin e vrau Kremlini!

by admin
Spread the love

Shtëpia e Bardhë la të kuptohet qartë se e konsideron Kremlinin përgjegjës për vdekjen e liderit të grupit paraushtarak rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili vdiq nga një aksident misterioz ajror javën e kaluar.

“Të gjithë ne e dimë se Kremlini ka histori të gjatë të vrasjes së kundërshtarëve. Është shumë e qartë çfarë ndodhi këtu”, shprehet Karine Jean-Pierre, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

Ky është pohimi më i drejtpërdrejtë deri tani i SHBA-së rreth mundësisë që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të ketë qenë urdhëruar vrasjen e Prigozhinit, arkitekti i rebelimit jetëshkurtër kundër Moskës në muajin qershor. Prigozhini u varros në një ceremoni private në Shën Peterburg më 29 gusht, në të cilën Putini, dikur aleati i tij i ngushtë, nuk mori pjesë.

“U mbajt një orgnizim i vogël për Yevgeny Viktorovich. Ata që duan t’i thonë lamtumirë mund të vizitojnë varrezat Porokhovskoye”, u tha në kanalin e përdorur nga Wagneri në rrjetin Telegram. Varreza të cilit i referohej grupi ndodhet në periferi të qytetit të Shën Peterburgut.

Avioni ku ndodhej Prigozhini u rrëzua mes Moskës dhe Shën Peterburgut më 23 gusht, duke i vrarë të gjithë 10 personat në bord. Kreu i Wagnerit ishte në listën e  udhëtarëve. Katër ditë më vonë, Komisioni Hetues i Rusisë njoftoi se trupi i Prigozhinit ishte identifikuar nga mjekët, bashkë me trupat e nëntë personave të tjerë.


Top Channel

You may also like