Shpërthen një granatë dore në Mitrovicë, dëmtohen xhamat e tri lokaleve

by admin
Spread the love

Në Mitrovicë ka ndodhur një shpërthim i një granate dore, e cila sipas njoftimit të policisë, është hedhur nga një person i panjohur.

Sipas njoftimit, si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në xhamat e asaj kafiterisë dhe dy lokaleve tjera, përcjell Klankosova.tv.

“Është raportuar se para derës së një kafiterie ka ndodhur një shpërthim i një granate dore që ishte hedhur nga personi i panjohur. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale ne xhamat e asaj kafiterisë dhe dy lokaleve tjera afariste. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like