Shpërthejnë makinat në parkingun e aeroportit të Londrës, disa ditë ndalime fluturimesh nga Luton (fotot)

by admin
Spread the love

Zyrtarët thanë sot se trazirat do të vijojnë për disa ditë në aeroportin Luton në veri të Londrës pas një shpërthimi masiv të pashpjeguar në parkingun disa katësh, që ka sjellë anullime të fluturimeve.

Dhjeta zjarrfikës shpenzuan dje 12 orë duke luftuar flakët e papritura në parkingun Terminal Car Park pas shpërthimit të dyshuar të një makine dhe më pas te disa baterive elektrike rreth orës 21.00

Hetuesit besojnë se shpërthimi kishte ndodhur në një mjet Range Rover, që kishte pësuar një qark të shkurtër elektrik, por arsyeja e saktë nuk dihet.

Zjarri duket se ishte nxitur nga shpërthimi i baterive të disa makinave elektrike, tha një prej zjarrfikësve, të cilat nuk mund të shuhen me mjetet e zakonshme në dispozicion.

Rreth 1,500 automjete besohet se janë dëmtuar në parking, i cili ishte thuajse i mbushur dhe u shemb përdhe.

Mijëra pasagjerë kanë pësuar trazira të fluturimeve të tyre deri sot si rezultat i ngjarjes së papritur, teksa më shumë se 100 fluturime ishin anuluar.

Pamjet dramatike të kamerave të sigurisë tregonin momentet e shpërthimit në flakë të mjetit Range Rover para se një zjarr gjigant të përfshinte ndërtesën.

Zyrtarët thanë se zjarri shkaktoi dëmtime të rënda në strukturë dhe se ajo duhet të shembet.


Top Channel

You may also like