Nunez ka mangësi? – Shqip

by admin
Spread the love

Barcelona është duke tentuar një transferim befasues nga Liverpool. Emri ne liste eshte Darwin Nunez – sipas The Sun – pasi Xavi dhe klubi planifikojnë të zëvendësojnë Robert Lewandowskin ne te ardhmen.

Uruguaiani ka qenë një figurë shpesh e kritikuar dhe disa here e levduar ne Anfield që kur u transferua në klub për shifrën 100 milionë euro në verën e vitit 2022, por duke qene nder sulmuesit me te pasakte per rastet perpara porte.

Ende vetëm 24 vjeç, Nunez i lindur në Artigas ka regjistruar 33 gola dhe 17 asistime në 93 paraqitje për Liverpoolin dhe numri i tij për sezonin aktual është 11 gola dhe tetë asistime.

Megjithatë, mes lajmeve se Barcelona ka nevojë të madhe për një ndryshim skuadre, ish-lojtari i Benficas, falë kërkesave të tij për paga të ulëta, është caktuar si pasardhës i mundshëm i Lewandowskit përpara afatit kalimtar të verës.

Ndërsa Nunez ka mangësi të dukshme në lojën e tij, etika e tij e punës është lavdëruar nga tifozët dhe ekspertët dhe Barcelona, ​​sipas raportimit, jo vetëm që është e gatshme të përmbushë çmimin e Liverpoolit, por gjithashtu ndjen se ai është i aftë të zëvendësojë polakun.

Për sa i përket Lewandowskit, polaku me 148 ndeshje ka ende dy vjet për të ekzekutuar kontratën e tij aktuale, por fakti që La Liga vendosi një kufi pagash prej 200 milionë eurosh në fillim të këtij sezoni, mund t’i detyrojë katalanasit ta largojnë atë sapo të vijë korriku.

You may also like