Arbër Hoxha hero i derbit të madh kroat! Dinamo drejt titullit të kampionit

by admin
Spread the love

Futbollisti nga Kosova, Arbër Hoxha, reprezentues i Shqipërisë, vulosi fitoren në derbin e madh kroat.

Hoxha është hero i fitores së Dinamos në Rijekë.

I mjaftuan tre minutat e fundit të paraqitjes së tij dhe të dridh Rijekën. 

Kjo ndeshje pothuajse ishte edhe vendimtare në luftë për titullin e kampionit të Kroacisë. 

Rijeka tronditet në 15 minutat e fundit. Dinamo e Zagrebit bëri përmbysjen e madhe, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Rijekën vendaset. Deri në minutën e 75-të Rijeka ishte në epërsi.

Pjaca shënoi nga penalltia në minutën e 49-të. 

Dinamovbitë bën përmbysjen me golat e Petkoviqit në minutën e 75-të dhe Hoxhës në atë të 88-të.

Goli i Hoxhës heshti Rijekën dhe pothuajse është dhe vendimtar për titullin e dinamovitëve.

LIndon Selahi e Veldon Hoxha u paraqitën titullar për Rijekën dhe Arijan Ademi nga minuta e 63-rë e Hoxha nga e 87-ta për Dinamon. Dinamo kryeson me 75 pikël e ka 4 më shumë se Rijeka në vend të dytë pas javës së 33-të.

Veldin Hoxha, Selahi dhe Arbër Hoxha, janë ndëshkuar me kartona të verdhë.

You may also like