Cila është vitamina që zgjat jetën?

by admin
Spread the love

LONDER, 5 maj /ATSH/ – Quhet Klotho, si një nga tre ”Moirai” në mitologjinë greke. Është një proteinë transmembranore e cila sipas studimeve të ndryshme të publikuara në Nature, është e aftë të rregullojë jetëgjatësinë dhe metabolizmin, duke ndikuar në procesin e plakjes.

Proteina u zbulua në vitin 1997 nga Makoto Kuro-o, një studiues japonez nga universiteti Mjekësor Jichi, një pionier në shkencën e plakjes dhe jetëgjatësisë.

Përqendrimi i kësaj proteine ​​zvogëlohet me kalimin e moshës, dhe studimi i botuar tregoi se një dozë relativisht e ulët e Klotho, e njohur tashmë për rritjen e funksionit sinaptik mund të jetë terapeutik edhe te njerëzit e moshuar.

Studime të tjera konfirmojnë se një variant i ngjashëm tek minjve, të cilëve u mungon kjo proteinë, plaket më shpejt, duke vuajtur nga sëmundje kardiovaskulare dhe degjenerimi i organeve.

Ndërsa nivelet më të larta të Klotho në gjak u përmirësuan dhe – rrjedhimisht – zgjatën jetën e kafshëve.

Megjithatë, proteina Klotho është në fazën e testimit, kështu që ende nuk mund të administrohet.

Sipas ekspertëve, megjithatë, është e mundur të çlirohet në mënyrë natyrale duke ndjekur një mënyrë jetese të shëndetshme. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like