Shpërndau pyetjet e testit, suspendohet kryeprokurori i Gjakovës

by admin
Spread the love

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala, është suspenduar nga puna.

Shkarkimi u bë me kërkesë të ushtruesit të detyrës të Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, Këshillit Prokurorial të Kosovës pas një takimi urgjent për të diskutuar rreth rastit të tij që shpërndau pyetjet e një testi, njofton Klankosova.tv.

“Gjatë këtij takimi, Këshilli Prokurorial ka themeluar panelin hetimor për zhvillimin e procedurës disiplinore ndaj Kryeprokurorit Buzhala. Gjithashtu, KPK ka marr vendim për suspendimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ramiz Buzhala”.

“Pas suspendimit të Kryeprokurori Buzhala, Këshilli Prokurorial ka marr vendim për caktimin e prokurorit, Enis Gashi, ushtrues detyre të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, ushtruesi i detyrës së Drejtorit të përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së, pas anulimit të konkursit ka filluar procedurën disiplinore ndaj anëtarëve të komisionit përzgjedhës të shërbimit civil për zhvillimin e procedurës së rekrutimit, për pozitën Bashkëpunëtorë profesional për Prokuroritë Themelore në Gjakovë, Prizren dhe Pejë.

 

You may also like