Shpërndanë lajme “fake” sikur ka ndërruar jetë, reagon i revoltuar Ronaldo

by admin
Spread the love

Lajmet “fake” që shpërndahen në rrjet, prekin persona të famshëm, siç ka ndodhur në rastin e gazetarit Ronaldo Sharka.

Një faqe e panjohur në TikTok shkruante mbi fotot e tij “Vëllai jonë, qofsh i Xhenetit” duke e shpallur të vdekur, gjë që sigurisht e ka revoltuar Sharkën.

Ai ka postuar foton në InstaStory dhe s’ia kurseu një përgjigje personave që i bënë këtë rreng. Me të drejtë, ai thotë se kjo është diçka tepër e shëmtuar, aq më tepër të bëhet me një person që i ka të freskëta imazhet e humbjes së personit të tij më të dashur.

“Të sëmurë mendor, njerëz të lig. Hiqjani telefonin këtyre kalamajve që përdorin TikTok dhe bëjnë shaka të tilla, dhe aq më tepër me një njeri që ende ka të freskëta imazhet e vdekjes së të atit!

Nuk më ka interesuar kurrë asnjë koment apo video tallëse në rrjet kundrejt meje, por kjo është e tepërt! Turp! Brez m*ti”.-shkruan Ronaldo.

You may also like