Shpendi është gati t’i thyejë rekordin, ish-golashënuesi më i mirë i Serisë A: Ka kohën e duhur për t’u përmirësuar

by admin
Spread the love

Kristian Shpendi në këtë sezon me fanellën e Çezenës ka shënuar 20 gola në kampionat, duke synuar rekordin që mbahej nga legjendari Dario Hubner, i cili me këtë skuadër ka shënuar 22 të tillë në një edicion. Dhe pikërisht ish-sulmuesi italian, i cili në moshën 35-vjeçare u shpall golashënuesi më i mirë i Serisë A, i ka uruar shqiptarit që të ecë në gjurmët e tij.  

Të dy janë takuar për herë të parë në një darkë festive të organizuar nga një grup tifozësh të Çezenës për të festuar ngjitjen në Serinë B.  

“Rekordet janë bërë për t’u thyer dhe nëse ndokush bën gol me fanellën e Çezenës, unë jam i lumtur. I ndjek gjithmonë ish-skuadrat e mia dhe ishe një vit pozitiv me ngjitje e Çezenës dhe Modenës”, tha Hubner, duke folur për Shpendin i cili ashtu si ai, e ka nisur karrierën nga klubet e Fanos.  

“Shpresoj që Fano t’i sjellë fat, siç më ndodhi mua. Nga ajo C1 mbërrita në A, duke u përmirësuar vit pas viti, deri në moshën 35-vjeçaere, kur fitova renditjen e golashënuesve. Kristiani është ende i ri dhe ka përpara të gjtihë kohën e duhur për t’u përmirësuar dhe arritur në nivele të larta”. tha Hubner. 

PANORAMASPORT.AL 

You may also like