“Shpejtësia e tij befasuese”, Emre Can i mahnitur nga talenti i Dortmundit

by admin
Spread the love

Karim Adeyemi i dhuroi Dortmundit fitoren 1-0 ndaj Chelsea në Champions League. 21-vjeçari gjerman realizoi një gol fantastik dhe ofroi verdhezinjtë me kalimin në çerekfinale.

Adeyemi i magjepsi të gjithë me finalizimin e tij, sidomos shokët e skuadrës. Emre Can foli pas fitores duke u ndalur edhe te performanca e sulmuesit të kombëtares gjermane.

Ishte ndeshje e vështirë. Patëm edhe fatin me vete. Luftuam si në ndeshjet e fundit, dhe ia dolëm të fitonim. Ne jemi me fat që kemi një lojtar si Adeyemi.

Ai është kaq i shpejtë dhe kaq i fortë. Ka raste kur edhe ne habitemi me shpejtësinë e tij… “, deklaroi Emre Can.

Më pas një koment në lidhje me ndeshjen e kthimit dhe shanset për t’u kualifikuar në çerekfinalet e turneut.

Ndeshja e kthimit do të jetë shumë e vështirë. Do të futemi në fushë sikur takimi i parë përfundoi 0-0. Por, ne e kemi të qartë se do vuajmë në Angli”.


Top Channel

You may also like