Shpalli kandidaturën për president të RMV-së, Taravari: Fola me Kurtin dhe Ramën

by admin
Spread the love

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari thotë se vendimi për të kandiduar u mor pas disa anketave që tregonin se për herë të parë shqiptarët kishin mundësi të kalonin në raundin e dytë në zgjedhjet presidenciale.

Ai për “Euronews Albania” theksoi se e kishin ndarë këtë iniciativë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe atë të Kosovës Albin Kurti, por prej tyre nuk kishte pasur asnjë lloj insistimi.
”Kemi bërë disa anketa dhe matje të opinionit publik dhe në bazë të tyre del që shqiptarët për herë të parë mund të kalojnë në raundin e dytë në zgjedhjet presidenciale ndaj në bazë të tyre dilte që ja vlen që të garohet dhe të bëjmë historinë në RMV.
Kemi biseduar me Kurtin dhe Ramën në një takim të përbashkët, por nuk ka qenë insistimi i tyre.
U bindëm se me një kandidaturë të një shqiptari ka gjasa reale që kandidati shqiptar të shkojnë në raund të dytë dhe të tregojmë vlerën e shqiptarëve në RM. Nuk ka pasur as insistim, as mbështetje as nga Kurti as nga Rama, por e kemi biseduar me ta”, tha Taravari.

MARKETING



You may also like