SHORTI I EURO 2024/ Goglat e pamëshirshme vendosin Shqipërinë në “grupin e ferrit”, e nisim me Italinë

by admin
Spread the love

Rrugëtimi i Shqipërisë në EURO 2024 kalon nëpërmjet pjesëmarrjes në “grupin e ferrit”. Shorti ka qenë i pamëshirshëm me kuqezinjtë, pasi ka vendosur skuadrën e Silvinjos përballë Spanjës, Italisë dhe Kroacisë, tre skuadra me pretendime në këtë turne.

Në shortin e hedhur në Hamburg, Shqipëria është vendosur në vazon B, ku gjendej Spanja si kokë grupi. Më pas ka qenë radha e Kroacisë të dilte nga vazot e shortit dhe në fund e Italisë, duke bërë që ky të jetë “grupi i ferrit” të aktivitetit.

LEXO EDHE: Kalendari i Shqipërisë në Euro 2024, ja kur luhen ndeshjet e kuqezinjve dhe në cilat stadiume

SHORTI

GRUPI A: Gjermani, Skoci, Hungari, Zvicër
GRUPI B: Spanjë, Kroaci, Itali, Shqipëri.
GRUPI C: Slloveni, Danimarkë, Serbi, Angli.
GREPI D: Play-off A, Holandë, Austri, Francë
GRUPI E: Belgjikë, Sllovaki, Rumani, Play-off B
GRUPI F: Turqi, Play-off C, Portugali, Çeki

bandicam 2023-12-02 18-51-24-924

Në shortin e hedhur në Hamburg, Shqipëria është vendosur në vazon B, ku gjendej Spanja si kokë grupi. Më pas ka qenë radha e Kroacisë të dilte nga vazot e shortit dhe në fund e Italisë, duke bërë që ky të jetë “grupi i ferrit” të aktivitetit.

CEREMONIA 

Ora 18:49: Shorti mbyllet me vazon e katërt.

Ora 18:41 – Shorti i  me vazon e tretë sjell një përballje të fortë Francë-Holandë.

Ora 18:32 – E ka radhën shorti për vazon e dytë.

Ora 18:31 – Nis shorti për skuadrat e vazos së parë

Ora 18:29 – Prezantohet edhe maskota zyrtare e EURO 2024 i cili sjell goglën që mban emrin e Gjermanisë që pozicionohet në Grupin A automatikisht.

bandicam 2023-12-02 18-28-43-504

Ora 18:27 – Zv/sekretari i UEFA-s, Xhorxho Marketi, prezanton procedurën e shortit të EURO 2024.

Ora 18:21 – Prezantohet edhe bashkëpunimi mes grupeve Meduza, One Republic dhe Kim Petras për himnin e turneut.

Ora 18:19 – Në skenë pas Bufon ngjiten edhe ambasadorët e tjerë të ceremonisë: Angelos Karisteas, Stiv MekManaman, Rikardo Kuaresma, Brajan Laudrup, Bleis Matuidi, Uesli Shnajder, Tomas Rosiçki, Sami Khedira dhe David Silva.

Ora 18:15 – Në skenë ngjitet Xhanluixhi Bufon, i cili sjell me vete edhe trofeun e Europianit.

bandicam 2023-12-02 18-16-22-092

Ora 18:00 – Nis ceremonia në sallën e Operave të Hamburgut, me një performancë muzikore nga kori dhe orkestra kombëtare gjermane.

 

1 2 3 4

PANORAMASPORT.AL

You may also like