Shoqja Edonë gazetarja eksplozive që nuk ndalet

by admin
Spread the love

Ka punuar në gazeta, portale, radio e televizion.

Kjo është Edona Gashi, gazetarja univerzale që ka tashmë një karrierë të bujshme në fushën e gazetarisë së shkuar, radiofonike dhe asaj televizive.

Edona, që për të gjjthë njihet si Shoqja Edonë, nuk është formati i gazetares dhe prezantues klasike, pasi ajo është ndryshe dhe e tillë ka qenë gjjthmonë.

Eksplozive, pa filtra, e pandalshme, por njëkohësisht edhe e ndjeshme, femine dhe shumë humane e njerëzore, e këtë të fundit e ka treguar edhe duke qenë e kyqur drejtoërdrejtë në shumë iniciativa humanitare.

Shoqja e krejtve, ka menaxhuar anën mediale të disa prej yjeve të skrnës, ka nxjerrë në dritë një mori lajmesh dhe ngjarjesh senzacionale dhe së fundi përmes emisionit të saj “Te shoqja” që jepet në “KTV”, prodhon storie intriguese që kapin mijëra klikime, shkruan “Kozovarja”.

Ndryshe, është shumë aktive në rrjete sociale, ku numeron mijëra ndjekës që interesohen për zhvillimet në jetën e saj private dhe profesionale.


You may also like