Shoqata Sindikale e QKUK-së e pakënaqur me listën e pagave, mbledh Këshillin Drejtues

by admin
Spread the love

Shoqata Sindikale e QKUK-së  e ka shprehur pakënaqësinë lidhur me daljen e listave të pagave për muajin prill, duke thirrur mbledhje urgjente të Këshillit Drejtues të kësaj shoqate, takim ky që do të mbahet të hënën.

“Me daljen e listës së pagave me datë: 01.03.2023 nuk janë përfshirë shtesat në pagë (shujta,rrezikshmëria në punë,stazhi,kujdestaritë për infermier dhe shërbime teknike, po ashtu ulja e koeficientit për administratën-hekja e tyre nga shërbyes të sistemit publik) me ç’rast shprehim pakënaqësinë tonë lidhur me situatën e krijuar tek punonjësit shëndetësorë, dhe në vazhdën e kësaj thërrasim mbledhjen urgjente të Këshillit Drejtues të SH.S. të QKUK për ditën e hënë në orën 8 e 15!”, thuhet në komunikatën e kësaj shoqate.

Ata kanë thënë se varet nga qëndrimi i KD-së se çfarë do të bëjnë, teksa thanë se gjendja e punëtorëve të shëndetësisë është alarmante.

“Varësisht  nga qëndrimet e KD do të vendosim për hapat e mëtejmë sindikalë”.

“Rjedhimisht,me anë të kësaj komunikate paralajmërojmë se gjendja e punonjësve shëndetësorë është alarmante dhe në ditët në vijim do të merren hapa radikal sindikal konform gjendjes së krijuar”.

Përndryshe, Ministria e Financave (MF) dhe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kanë njoftuar të gjithë zyrtarët publikë të Kosovës, se sot do të disbursohen pagat e dyta sipas Ligjit për Paga në Sektorin Publik, i cili ka hyrë në fuqi me datën 5 shkurt 2023.

Lëmshin e krijuar me shtesat e pagave me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri të pagave, këto dy institucione po thonë se janë duke tentuat ta çpshtjellin.

MPB-ja thotë se puna për plotësimin, përshtatjen dhe korrigjimin e të dhënave të të punësuarve në funksion të zbatimit efektiv të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik dhe Vendimit të Qeverisë të datës 16.02.2023, ka vazhduar tërë muajin mars me të gjitha institucionet relevante.

Komisionet për përcaktimin e shtesave të parapara me këtë ligj dhe aktet nënligjore që derivojnë prej tij, MPB dhe MF thonë se tashmë janë themeluar, “kanë mbledhur të dhënat nga institucionet përkatëse lidhur me zyrtarët që mund/do të përfitojnë këto shtesa, përfshirë këtu komisionet për shtesën për kushte specifike të punës dhe shtesën për kushte tregu dhe janë duke i trajtuar të gjitha kërkesat”.

You may also like