Sholci dhe Orbani temë e përplasjeve VMRO DPMNE – LSDM?! – Shqip

by admin
Spread the love

KUSH E KA FAJIN PËR DËSHTIMIN E NISJES SË NEGOCIATAVE?

Bullgaria nuk është fajtore përse Maqedonia nuk nisi negociatat me BE-në, por sipas përfaqësuesve evropian dështimi erdhi për shkak të nivelit të lartë të krimit dhe korrupsionit në krye të pushtetit – akuzojnë nga VMRO-DPMNE-ja, njofton KlanM.

Sipas opozitës, Kovaçevski, Mariçiqi dhe Osmani nuk arritën t`i bindin përfaqësuesit e lartë evropian që të ndikojnë tek Sofja për ta hequr veton.

Nga opozita maqedonase nuk ndalen me kaq. Në reagimet e tyre, sic njoftojnw KlanM, implikojnë kancelarin gjerman Olaf Sholc, duke shtruar pyetjen se përse nuk është aplikuar skenari sikurse gjatë votimit për Ukrainën.

“LSDM-ja dhe kancelari gjerman Olaf Sholc I takojnë familjes së njëjtë politike të socialdemokratëve dhe pyesim se përse nuk e lutën Kryeministrin bullgar të braktis sallën dhe të shkojë në café-pauzë që të votohet vendimi që Maqedonia t`i nis negociatat me BE-në dhe të zgjidhet problem”, tha Marija Miteva nga VMRO.

Socialdemokratët, sic njofton KlanM, vazhdojnë të insistojnë se VMRO-DPMNE dhe “Levica” janë bllokuesit e vetëm të rrugës evropiane.

Sipas LSDM-së, Kancelari gjerman, Olaf Sholc, është mik I dëshmuar I Maqedonisë së Veriut.

“Sholc kishte kërkuar nga CDU, partia simotër e VMRO-DPMNE-së, që të ndikojë tek deputetët e opozitës për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Por, kur DPMNE-ja përmend Sholcin, duhet ta pyes bashkëpunëtorin e tyre të afërt Viktor Orbanin se përse nuk ka votuar”, thonë nga LSDM.

LSDM-ja zotohet se bllokimi aktiv I rrugës evropiane do të rrënohet dhe mposhtet për disa muaj. Sipas tyre, LSDM-ja do ta formojë qeverinë e re pro-evropiane që do ta çojë vendin në BE./KlanMacedonia

You may also like