Shkupi nikoqir i rreth 150 kryebashkiakëve nga pesë kontinente! – Shqip

by admin
Spread the love

Pendarovski: Shkupi qytet i botës – vizioni si qytet i së ardhmes, duket i paarritshëm!

Në Shkup mbërritën kryebashkiakë nga 5 kontinente për të mbajtur seancën e Këshillit Drejtues të Parlamentit Global të Kryebashkiakëve me qëllim të miratimit të konkluzioneve strategjike. Nikoqire e Samitit është Kryebashkiakja e Shkupit, Danela Arsovska, njofton KlanM.

Rreth 150 Kryebashkiakë nga e gjithë bota, në Shkup, marrin pjesë në Samitin e Parlamentit Global të Kryebashkiakëve. Tema e Samitit është “Qytete të fuqishme, të angazhuara dhe humane; Sigurimi i demokracisë dhe zhvillimi për brezat e ardhshëm”.

Në fjalimin e tij, sic njofton KlanM, Presidenti Stevo Pendarovski, potencoi se nuk është e rastit që rrugët, spitalet, shkollat dhe ndërtesat publike në Shkup mbajnë emrat e qyteteve dhe shteteve të botës.

Sipas tij, ripërtrirja e Shkupit pas tërmetit, u ngrit në solidaritetin ndërkombëtar pa precedencë.

Por, 60 vite më vonë, sipas Presidentit, vizioni për Shkupin si qytet i së ardhmes duket si qëllim i paarritshëm.

“Centralizimi shumëdekadash i shërbimeve dhe zhvillimi jo i barabartë rajonal në vend, përshpejtoi migrimin drejt Shkupit që rezultoi me mbipopullim. Sikurse shumë qytete në botë edhe Shkupi, fatkeqësisht, u përball me urbanizim pa plan, betonizimin agresiv, uzurpimin e sipërfaqeve publike dhe zvogëlimin e sipërfaqeve të gjelbëruara. Urbanizimi rapid rriti pabarazinë sociale midis lagjeve elitare dhe ishujt e margjinalizuara të varfërisë që ekzistojnë në qytetin e njëjtë”, deklaroi Stevo Pendarovski, President i RMV-së.

Këtë vit, siç njofton KlanM, Samiti i Parlamentit Global të Kryebashkiakëve, nikoqire e së cilës është Kryebashkiakja e Shkupit, Danela Arsovska, ndau çmimin prestigjioz për qytete globale “Benxhamin Barber”.

Çmimi iu nda Kryebashkiakes së kryeqytetit të Gambisë – Banxhul, Rohej Malik Lou, sic thuhet, si mirënjohje për kontributin në menaxhimin global e urban dhe për lidership inspirues./KlanMacedonia

You may also like