Shkon në 13 numri i të vrarëve në një shkollë të Rusisë

by admin
Spread the love

Një person i armatosur ka vrarë 13 persona, përfshirë shtatë fëmijë dhe ka plagosur 21 të tjerë në një shkollë të Rurisë, përpara se të vriste veten.

Motivi i të shtënave në Izhevsk, kryeqyteti i rajonit Udmurtia, është i paqartë.

Komiteti Hetues i Rusisë, i cili merret me krimet e mëdha, tha se personi i armatosur kishte një kapuç dhe një bluzë të zezë me simbole naziste. Ai tha se identiteti i tij ende nuk është përcaktuar.

Komiteti tha se viktimat e tjera ishin dy mësues dhe dy roje sigurie. Të plagosurit ishin 14 fëmijë dhe shtatë të rritur.

Guvernatori i Udmurtia, Alexander Brechalov, tha në një deklaratë se personi i armatosur ende i paidentifikuar vrau veten.

Shkolla edukon fëmijët midis klasave 1 dhe 11. Ajo është evakuuar dhe zona përreth saj është rrethuar, tha guvernatori, shkruan The Guardian.

You may also like