Shkollat në Prishtinë bëhen me dollapë për ruajtjen e librave për nxënësit e klasave 1-5

by admin
Spread the love

Ka filluar furnizimi i shkollave në Prishtinë me dollapë për ruajtjen e librave për nxënësit e klasave 1-5.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, përmes një postimi në facebook, transmeton klankosova.tv.

“Një problem më pak për nxënësit tanë – çantat e rënda nuk kanë nevojë të barten më. Besiana sot filloi furnizimin e shkollave me dollapë për ruajtjen e librave për fëmijët e klasave 1-5. Përmirësimi i përjetimit në shkolla është mision i ekipit tonë. Krenare”, ka shkruar Sahatçiu.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS

You may also like