Shkoi për trofe te Bajerni, Kejn mund të kthehet në Angli nëse nuk fiton asgjë

by admin
Spread the love

Aventura e Herri Kejn me fanellën e Bayern Munich mund të zgjasë vetëm një sezon. Sipas asaj që raportohet nga “Givemesport.com”, Mancester Junajtid e ka piketuar qendërsulmuesin anglez si përforcimin ideal, prej nga t’ia rifillojë sezonin e ardhshëm, edhe nëse nuk do të jetë e lehtë për ta rrëmbyer nga bavarezët,

Kejn do të ishte i hapur për një rikthim në Premier Lige, veçanërisht nëse nuk merr ndonjë trofe me fanellën e Bajernit, ku kishte lëvizur pikërisht për të mbushur vitrinën e zbrazët ekipore. Cilësitë e qendërsulmuesit anglez i përforcojnë maksimalisht numrat e tij në Bavari: 30 gola në 25 paraqitje të Bundesligës, 6 gola në 8 paraqitje të Champions, për gjithsej 36 gola në 34 paraqitje, me gjithashtu 11 asiste në sezonin e parë.

Megjithatë, bavarezët janë aktualisht në vendin e dytë të Bundesligës, 10 pikë pas Bayer Leverkusen në renditje, kanë humbur Superkupën e Gjermanisë dhe janë eliminuar nga Kupa. Pra, përveç shpresave të venitura për titullin në Bundesligë, gjigantët gjermanë duhet të përpiqen “all in” në Champions League, në mënyrë që të mos rrezikojnë, pas një dekade të bollshme, ta mbyllin sezonin pa asnjë trofe.

PANORAMASPORT.AL

You may also like