Shkëndija forcon mbrojtjen – Shqip

by admin
Spread the love

Shkëndija ka prezantuar një tjetër përforcim gjatë merkatos dimërore.

Anëtar i ri i klubit tetovar është Stefan Kocev, futbollist, i cili mund t’i përgjigjet më së miri pozitës së mbrojtësit të djathtë. 29-vjeçari vjen te Shkendija nga radhët e skuadrës Kaspian nga Kazakistani, ku luajti në gjashtë muajt e fundit.

“Ndjehem shumë bukur që firmos me një prej klubeve më të mira në Maqedoni. Gjithsesi se do të luftojmë për të dalë kampionë.

E dimë se Shkëndija ka numër të madh të publikut, e cila është lojtari i 12-të në çdo ndeshje.

Unë gjithmonë jap maksimumin tim dhe premtoj se në çdo ndeshje do të lë zemrën në terren“, tha Kocev, pasi zyrtarizoi bashkëpunimin me Shkëndijën.

Më pare, Kocev ka luajtur për Bregalnicën dhe Sileksin, ndërsa karrierën ndërkombëtare e ka nisur te Liria e Kosovës.

Për një periudhë të shkurtër ishte edhe në Greqi, në ekipin e Aspropyrgos.

You may also like