Shkencëtari rus që krijoi vaksinën Sputnik V gjendet i mbytur me rrip në apartamentin e tij në Moskë (fotot)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Komisioni i Hetimit në Rusi tha se ka nisur hetimet për vrasjen e një shkencëtari të lartë që është gjetur i vdekur në apartamentin e tij në Moskë në fillim të javës.

Andrey Botikov, i njohur si një nga 18 shkencëtarët që punuan në krijimin e vaksinës Sputnik V kundër kornavrusit në vitin 2020, është identifikuar si viktima i mbytur për vdekje me një rrip, në veriperëndim të Moskës.

Më herët ai i kishte mbijetuar një përballjeje me një të huaj që i hyri me forcë në shtëpi, me të cilin u përlesh për çështje parash, shkruajnë mediat vendase.

Një 29-vjeçar është arrestuar tashmë i akuzuar për vrasjen e shkencëtarit por nuk bëhen të ditura motivet apo lidhjet e tij me viktimën.

Autoritetet thanë se kapën të dyshuarin në kohë rekord pasi tentoi të largohen nga vendngjarja, dhe se ka pranuar tashmë krimin.

Andrey Botikov ishte studiues i vjetër në Qendrën Kombëtare Kërkimore të Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë.

Ai kishte punuar më parë në qendrën kombëtare të viruseve dhe më pas kishte marrë çmimin “Urdhri i meritës” për punën me vaksinën Sputnik V.

Sputnik ishte vaksina e parë me teknologjinë e ‘vektorit të kombinuar’ kundër Covid-19.

Zhvillimet vijnë pasi një seri zyrtarësh të lartë kanë humbur jetën në rrethana misterioze në Rusi që prej nisjes së konfliktit në Ukrainë./DailyMail/