Shkëmbim në aksin Mançester-Barcelonë, i padëshiruari i “Djajve” drejt katalanasve dhe vjen…

by admin
Spread the love

Xhejdon Sanço prej kohësh nuk është në planet e Mançester Junajtid, me “Djajtë e Kuq” që e kanë nxjerrë në shitje sulmuesin anglez në merkaton e janarit.

sanco

Gjithsesi duket se problemet me sulmin i kanë shkaktuar “dhimbje koke” Erik Ten Hag, i cili është në kërkim të një lojtari të shpejtë për repartin ofensiv.

Prestigjiozja katalanase “Sport” ka bërë me dije se klubi anglez ka ardhur në zyrat e Barcelonës me një ofertë për sulmuesin brazilian, Rafinja.

Siç bëhet me dije, Junajtid i ka ofruar Sançon në këmbim të brazilianit, me ofertën që vazhdon të jetë në diskutim në zyrat e klubit spanjoll.

PANORAMASPORT.AL

You may also like