Shkëmbi: Më shqetëson kjo humbje, patëm një tërheqje të pakuptimtë

by admin
Spread the love

Teuta e tij vazhdon që të mos fitojë dhe ndaj Kastriotit pësoi humbjen e radhës në kampionat. Tekniku i durrsakëve nuk e fsheh zhgënjimin pas kësaj disfate në intervistën e dhënë për Oversport.

“Normalisht që më shqetëson kjo humbje. U përmbysëm shumë lehtë nga kundërshtarët. Në pjesën e parë s’i bëmë gjërat siç duhet. Patëm një tërheqje të pakuptimtë nga të gjithë. S’patëm qetësi dhe qarkullim topi. Vuajtëm pak presionin dhe për këtë s’më vjen mirë. E pritëm kundërshtarin. Patëm një moment, por nuk bëmë sa duhet për të qenë të rrezikshëm.

Është e vërtetë që në futboll, nuk fitohet vetëm me forcë dhe vrap, duhet të jesh pak inteligjent. Kur po vuanim, duhet t’i zgjidhnim disa gjëra me inteligjencë. Rezultati nuk mbrohet duke u kthyer 10 lojtarë prapa. Por zgjidhet duke shkuar përpara”, ka thënë Shkëmbi. / Oversport.tv

You may also like