Shkëlqyen në “Air Albania”, Rama dhe Begaj krenarë me kuqezinjtë: Urime Kombëtares!

by admin
Spread the love

Presidenti Bajram Begaj ka uruar Kombëtaren kuqezi për fitoren e mrekullueshme të arritur përballë polakëve në “Air Albania”.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Begaj shkruan: “Urime Kombëtares”.

Kuqezinjtë e trajnerit Sylvinho nuk zhgënjyen sot përballë tifozerisë së tyre dhe mposhtën me shifrat 2-0, Poloninë. Nga një gol për pjesë i mjaftoi Shqipërisë që aktualisht është në krye të Grupit E në kuotën e 10 pikëve.

Kontroll dhe mbrojtje perfekte e topit në zemrën e mbrojtjes kundërshtare dhe më pas një goditje që nuk i lë shans Szczesnyt. Festë e jashtëzakonshme për Dakun që heq fanellën dhe shpërthen në gol për golin e parë si kuqezi.

Pjesa e mbetur nuk dhuroi më gola dhe ndeshja përfundoi me shifrat 2-0, një fitore kjo që e afron Shqipërinë me Euro 2024 që zhvillohet në verën e ardhshme. Sfida tjetër është në muajin tetor ku presim Çekinë në Air Albania, ku sigurisht do të duhet edhe një tjetër sforco për ëndrrën e madhe.


Top Channel

You may also like