Shkëlqeu në Botëror, Juventusi kërkon të “rrëmbejë” mesfushorin argjentinas

by admin
Spread the love

Te Juventusi po mendojnë për merkaton e janarit dhe emri më i ri që i është shtuar listës është ai i Alexis Mac Allister. Mesfushori 24-vjeçar shkëlqeu në Botërorin e Katarit me Argjentinën ku u shpall edhe kampion bote dhe tashmë është në fokusin e shumë ekipeve të mëdha europiane.

Mesfushori argjentinas aktualisht aktivizohet në Premier League me Brighton, por e ardhmja e tij duket larg anglezëve. Me paraqitjen në Botëror çmimi i tij është rritur ndjeshëm dhe për kartonin e Mac Allister, Brighton kërkon të paktën 40 milionë euro për ta lënë të lirë.

Juventusi kërkon ta sjellë sa më parë në Torino për të shmangur konkurrencën që është shumë e madhe. Megjithatë, përpara se të bëjë një investim të tillë, “Zonja e Vjetër” fillimisht duhet të sakrifikojë një lojtar të paktën për të njëjtën shifër. /oversport.tv

Foto: Selección Argentina, Twitter

You may also like