Shkëlqeu ndaj Inter, “Los Colchoneros” gati kontratën e re për “dirigjentin” e mesfushës

by admin
Spread the love

Një “histori dashurie” e nisur që në fëmijëri, e cila duket se do të zgjasë deri në fund. Që prej vogëlisë, “fantazisti” spanjoll i mesfushës, Koke është pjesë e “Los Colchoneros”, së Atletico Madrid, me 32-vjeçarin, i cili është një nga lojtarët kyç, në skemat e teknikut, Diego Simeone e për këtë aryse klubi ta vendosur t’i “dhurojë” një kontratë të re.

Koke ishte tejet vendimtar edhe në sfidat e fazës së 1/16-ve, të UEFA Champions League, me “dirigjentin” e mesfushës, që ishte perfekt në organzimin e lojës e madje arriti të gjente edhe rrjetën, në “betejën” e 11-metërshave, duke konfirmuar kështu edhe një herë rëndësinë e tij, për strategun argjentinas.

Ndërkaq, sa i përket këtij sezoni Koke ka zhvilluar në total 38 paraqitje, mes La Liga, UEFA Champions League, Copa del Rey (Kupës së Spranjës) dhe Supërkupës së Spanjës, ku ka asistuar në plot 5 raste shokët e tij të skuadrës, teksa vihet re mungesa e golit, të “fantazistit”, i cili jo në pak raste ka gjetur rrogën e rrjetës. /i.m /abcnews.al

 

You may also like