“Shkëlqesia e Saj”, Andi Bejtja ironizon Bajram Begajn për letrën drejtuar familjes mbretërore: Po të ishte Edvin Shvarc, nuk do e bënte mbretëreshën ambasadore

by admin
Spread the love

Letra e Presidentit Bajram Begaj, drejtuar familjes mbretërore britanike për ndarjen nga jeta të mbretëreshës Elisabeta II, ka shkaktuar reagime të shumta.

Ndër të tjera, Begaj e quan sistemin mbretëror si “diçka e tejkaluar” që Elisabeta II “arriti ta sfidojë me mbretërimin e saj”.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, Begaj i drejtohet mbretëreshës me termin “Shkëlqesia e Saj”, e në fakt duhet t’i referohet si “Madhëria e Saj”.

Letra e Begajt nuk ka kaluar pa reagime në rrjetet sociale. Ndër ata që e kanë ironizuar është edhe analisti Andi Bejtja.

Ai thotë se nëse Begaj nuk do të kishte shkarkuar shefin e drejtorisë për marrëdhëniet me jashtë, Edvin Shvarc, nuk do të ndodhnin këto gabime.

“Po të ishte Edvin Shvarc akoma në punë minimumi Presidenti nuk do e kishte bërë “mbretëreshën” “ambasadore”.. i thotë pa iu dridhur qerpiku Mbretëreshës “Shkëqelesi”….po i lëmë të tjerat, prandaj nuk levizen kaq kollaj shefat e protokolleve, madje dhe kur ndërrojnë regjimet…”, shkruan Bejtja.

You may also like