Shkarkimi i Gledis Nanos, reagon Alibeaj: Situatë katastrofike

by admin
Spread the love

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar pas shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano.

Përmes një postimi në “Facebook”, Alibeaj shkruan se ndërrimi i emrave në kupolën e Policisë nuk mund të zgjidhin situatën kriminale në vendin tonë e cila është katastrofike.

Sipas deputetit demokrat e gjithë kjo situatë është krijuar pasi në krye është kryeministri Edi Rama, njeriu që nuk ka vullnet për të luftuar me krimin.

Alibeaj thekson se pa largimin e kryeministrit është e pamundur që krimi të marrë fund.

“Situata kriminale në Shqipëri është katastrofike dhe ndërrimet e emrave në kupolën e Policisë së Shtetit nuk mund ta zgjidhin këtë situatë.

Kjo sepse në krye të hallkës së rendit qëndron kryeministri Rama, njeriu që nuk ka vullnet për të luftuar me krimin dhe tentakulat e tij që janë të shtrira në çdo segment të jetës së shqiptarëve.

Vrasjet, ngjarjet e rënda kriminale, telenovelat me emra të kërkuarish nga policia dhe përfshirja e policisë në këto skema, janë tregues i qartë se përgjegjësia është e Edi Ramës. Pa largimin e tij ështe e pamundur që krimi dhe përfshirja e tij në politikë e kudo të marrë fund”, shkruan Alibeaj.

Kujtojmë se më herët ministri i Brendshëm Bledi Çuçi bëri me dije se Gledis Nano nuk do të jetë me drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Çuçi u shpreh se Nano u shkarkua se për shkak se nuk kishte përmbushur objektivat e vendosura.

You may also like