Shihni sesi një stuhi rëre “gëlltit” Dubain – Shqip

by admin
Spread the love

Pavarësisht nga reshjet e dendura të shiut në pesë nga shtatë Emiratet që përbëjnë Emiratet e Bashkuara Arabe, një stuhi rëre shpërtheu në këtë vend.

Zyrtarët shëndetësorë kanë porositur qytetarët që të mbajnë maska ​​mbrojtëse në fytyrë dhe të qëndrojnë larg rërës dhe pluhurit. Qendra Kombëtare për Meteorologjinë e Emirateve të Bashkuara Arabe (NCM) ka lëshuar paralajmërime të kuqe për pjesë të caktuara të vendit.

Policia ka paralajmëruar të gjithë drejtuesit e automjeteve që të ecin me kujdes. Një shofer tha se mezi i shihte semaforët.

Disa avionë u devijuan drejt aeroporteve të tjera për shkak të dukshmërisë së ulët. Sipas të dhënave të NCM, dukshmëria mbi aeroportet ndërkombëtare të Abu Dhabi dhe Dubai ra në më pak se 500 metra. /tesheshi.com/

 

 

You may also like