“Shigjeta” e Mourinhos për lojtarët

by admin
Spread the love

Jose Mourinho është një nga personazhet më të veçantë në futbollin botëror dhe këtë e bëri sërish të dukshme në lamtumirën e tij si trajner i Romës.

Sipas gazetës “Il Messaggero”, trajneri portugez ka lënë një mesazh kontrovers në dollapin e kapitenit të tij, Pellegrini, i cili po bën që njerëzit të flasin.

“Kur të bëheni burra, ma ktheni mua”, – ishte fraza që Mourinho shkroi në një fotografi të tij, duke mbajtur disa trofe. Në dollapin e kapitenit kishte lënë edhe unazën që lojtarët verdhekuq i dhanë trajnerit pas fitimit të Ligës së Konferencës në Tiranë.

Kjo gazetë italiane pohon gjithashtu se José Mourinho ndihet i tradhtuar nga mënyra sesi lojtarët e Romës e pranuan lehtësisht zgjedhjen e Daniele De Rossi si pasardhësin e tij në krye të pankinës së skuadrës kryeqytetase.

Një tjetër media italiane, “La Repubblica”, raporton se Pellegrini më vonë e telefonoi Mourinhon i turpëruar nga gjesti i tij për t’ia lënë ato objekte në dollapin e dhomës së zhveshjes.

Madje, kapiteni e siguroi “Special One” se nuk kishte asnjë tradhti ndaj tij në dhomën e zhveshjes dhe se skuadra ishte e befasuar nga zgjedhja e De Rossi.

You may also like