Shifrat që tregojnë cinizmin në Serie A: Milani e Roma në majë, Interi ndryshe

by admin
Spread the love

Italianët historikisht kanë qenë cinikë, me katenaçion e tyre të famshme. Tashmë situata ka ndryshuar dhe ka shumë klube të Serie A që luajnë futboll të bukur, ndërkohë që një Itali ndryshe fitoi EURO 2020.

Oversport ka veçuar në kampionatin italian skuadrat që kanë regjistruar më shumë fitore cinike, në aspektin e rezultatit dhe në krye janë Milani dhe Roma. Kuqezinjtë dhe skuadra e Mourinhos kanë regjistruar nga 5 fitore me rezultatin 1-0 deri më tani.

Juventusi e Napoli ndjekin, me nga katër fitore të tilla, ndërkohë që bie në sy që Interi kampion në fuqi ka fituar vetëm një ndeshje me këtë rezultat. / oversport.tv

You may also like