Shfaqja e fundit e Superiores për këtë vit, derbi Tirana-Partizani në Oversport dhe Tibo

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kampionati shqiptar do të zbresë në fushë sot dhe nesër për të dhënë shfaqjen e fundit për këtë vit kalendarik. Viti 2022 nuk mund të mbyllej më mirë, sepse sot në ekranin e Oversport dhe Tibo në orën 20:00 vjen live dhe ekskluzivisht derbi i madh i kryeqytet Tirana-Partizani.

Java e 15-të e Superiores starton me sfidën Kukësi-Laçi, që do të luhet në orën 13:00 dhe do të transmetohet live në Oversport dhe Tibo.

Vendasit po kalojnë një moment të vështirë dhe si pasojë e rezultateve negative kanë zbritur në vendin e fundit në tabelën e klasifikimet. Verilindorët synojnë të dalin nga kriza, duke kërkuar tre pikët përballë Laçit. Kurbinasit po kalojnë një moment të mirë dhe me ardhjen e Mezanit në stol kanë arritur të grumbullojnë 6 pikë në 2 sfida të luajtura. Laçi synon një tjetër sukses në transfertën e sotme që të ngjitet përkohësisht në vendin e tretë në renditje.

Në mbrëmje në orën 20:00 do të luhet derbi i madh i kryeqytetit, përballja Tirana-Partizani. Dy rivalët synojnë që të marrin maksimumin përballë rivalit të vjetër, sepse fitorja në këtë sfidë vlen vendin e parë në klasifikim (të kuqtë ruajnë kreun edhe me barazim).

Bardheblutë kërkojnë që të harrojnë disfatën që pësuan në Durrës, duke synuar kthesën në derbin kundër Partizanit. Një fitore përballë rivalëve të qytetit do të ngjiste djemtë e Shehit të vetëm në krye të renditjes.

Në krahun tjetër qëndron Partizani, që synon që të mbyllë në krye këtë vit kalendarik. “Demat” kërkojnë të marrin hak për disfatën e pësuar në derbin e fazës së parë. Derbi Tirana-Partizani do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Për të mos humbur asgjë nga atmosfera e derbit mund të ndiqni intervistat, analizat dhe komentet me protagonistë dhe të ftuar në emisionin “Ti Bo Gol”, që do të startojë në orën 19:00. / Oversport.tv

You may also like