Shënon Fabbian, Bologna mposht Empolin dhe “blindon” vendin e katërt

by admin
Spread the love

Bologna arriti fitoren e shtatë në tetë ndeshje në Serie A falë një goli ët shënuar në minutën e 94-t nga Giovanni Fabbian në takimin me Empolin në transfertë (0-1).

Ky ishte suksesi i tretë i radhazi në transfertë në Serinë A, që e konsolidon pozicionin e kuqebluve në top-katërshe.

Nga ana tjetër Empoli vazhdon të luftojë për mbijetesë (renditet në vendin e 17-të) teksa i ka humbur tri ndeshjet e fundit në kampionat me të njëjtin rezultat 1-0.

Empolit i mungonte në këtë ndeshje mbrojtësi kuqezi, Ardian Ismajli, ndërsa portieri Berisha dhe sulmuesi Stiven Shpendi qëndruan gjatë gjithë ndeshjes në stolin e rezervave./ Super Sport


Top Channel

You may also like