Shënoi eurogol ndaj Romës, Feyenoordi “blindon” yllin e mesfushës

by admin
Spread the love

Rinovim i rëndësishëm te Feyenoordi. Drejtuesit e klubit nga Roterdami kanë rinovuar me Matts Wieffer, yllin e skuadrës që po dominon Eredivisie.

Mesfushori 23-vjeçar realizoi golin e fitores 1-0 ndaj Romës në çerekfinalen e parë të Europa League.

Wieffer ka firmosur marrëveshjen e re deri në vitin 2027, duke zgjatur me një tjetër vit kontratën aktuale.

Forma fantastike e këtij sezoni solli edhe debutimin e tij me kombëtaren e Holandës, në duelin ndaj Gjibraltarit në muajin mars.

Shumë klube të njohura europiane kanë shprehur interesim konkret për shërbimet e Wieffer.

Por te Feyenoordi dëshirojnë ta mbajnë në “De Kuip”, të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.


Top Channel

You may also like