Shembja e papritur e dheut pas reshjeve lë 18 të vdekur në rrugën malore në Kolumbi

by admin
Spread the love

Sipas raportimeve kur ndodhi tragjedia shumë nga viktimat po flinin në makinat e tyre.

Disa pamje tmerri janë regjistruar në Kolumbi ku një rrëshkitje e papritur dheu pas shirave të rrëmbyeshëm ka vrarë të paktën 18 njerëz dhe ka plagosur shumë të tjerë, që udhëtonin në rrugën e faqes së shembur të dheut.

Rrëshkitja e pasdites së djeshme ndodhi fatkeqësisht teksa automjetet prisnin të rruga të rihapej pas bllokimit prej rënies së gurëve.

Shumë viktima raportohet se ishin ende brenda automjeteve të tyre kur orteku i baltës e gurëve vërshoi drejt tyre duke i mbuluar.

Tragjedia ndodhi në rrugën mes qytetit Quibdo, qendra e rajonit Choco, dhe Medellin.

Rrëshqitja e dheut ishte një nga tre që ndodhën në pjesën 3 km të gjatë të rrugës në zonë e quajtur Las Toldas.

Raportimet fillestare flisnin për pesë të vdekur por zyrtarët në Choco njoftuan sot se kishin rekuperuar 17 trupa nga zona e tragjedisë.

“Njëzetepesë të plagosur janë dërguar në spitalet e zonës. Operacionet e kërkimit e shpëtimit vijojnë”, shtonin ata.

Një i mbijetuar që fliste teksa përpiqej të ndihmonte viktimat bashkë me vullnetarë të tjerë, tha:

“Është një tragjedi e madhe, disa trupa të pajetë janë nxjerrë, mes tyre kishte gra e fëmijë. Disa automjete janë ende të bllokuara. Besohet se njerëzit ishin duke fjetur në to”.

Tragjedia ndodhi disa orë pas shirave të dendur në zonë, shkruan rrjeti TheSun.

Presidenti kolumbian Gustavo Pedro komentonte mëngjesin e sotëm: “Po dërgojmë të gjithë ndihmën e mundshme në Choco për tragjedinë e rëndë.”