Shehi: Vllaznia është një kundërshtar direkt, detajet do të bëjnë diferencën

by admin
Spread the love

Java e tretë e Abissnet Superiore do të startojë nesër në orën 16:00 me “klasiken” e futbollit shqiptar, përballjen Tirana-Vllaznia, që do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Në prag të sfidës së nesërme që do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” trajneri i bardhebluve, Orges Shehi ka folur për mediat në një konferencë për shtyp.

“Sfida ndaj Vllaznisë është klasike dhe Vllaznia është rivali i Tiranës historik por dhe momental. Një skuadër që gjithmonë ka objektiva për të qenë në majë që do të thotë që është ndër rivalët tanë të drejt për drejt. Në ndeshje të tilla duhet anë psikologjike e fortë dhe të jesh i përqendruar te detajet. Ndeshje të tilla mund të bëjnë diferencën , për ne vjen shumë shpejt si ndeshja e tretë e kampionatit por që të gjithë ne është e fiksuar që nesër luajmë ndaj një kundërshtari direkt.

Vllaznia është një kundërshtar direkt për ne, skuadër me elemente shumë cilësore dhe mendoj që është një kundërshtar i denjë për objektiva. Kundërshtar që të imponon respekt dhe për fanellën por dhe për elementet që ka në përbërje. Është një ndeshje që hyn te ato të fortat.

Ne pothuajse jemi të plotë, përveç Husein nuk është i gatshëm për shkak të një dëmtimi. Pjesa tjetër është e plotë dhe me afrimet e fundit që kanë plotësuar dokumentacionin mendoj se jemi të gatshëm për nesër.

Kemi ndryshuar sistem dhe manovër, njerëzit në sulm mund të ndryshojnë në varësi të kundërshtarit por nesër do të shikohet kjo gjë”, ka thënë tekniku i kampionëve në fuqi të vendit. / Oversport.tv

You may also like