Shefja e UNMIK-ut bën thirrje për qetësi dhe përkushtim ndaj dialogut – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka përcjellë diskutimet në Bruksel dhe shpreh keqardhjen që nuk është arritur marrëveshje për tejkalimin e ngërçit aktual.

Ziadeh thekson nevojën për të shmangur çdo përshkallëzim që mund të destabilizojë situatën në terren, të çojë në pasoja të padëshiruara dhe të rrezikojë të arriturat e fituara me vështirësi të dekadës së fundit.

“Dialogu dhe kompromisi janë themeli i çdo plani për paqe të qëndrueshme”, tha Ziadeh, duke bërë thirrje për udhëheqje të përgjegjshme dhe përkushtim të vërtetë ndaj dialogut të lehtësuar nga BE.

“Bisedimet duhet të vazhdojnë me mirëbesim në mënyrë që trajektorja aktuale të kthehet në anën e kundërt”, u shpreh ajo.

You may also like