Shefi i ushtrisë britanike, mesazh trupave: Të përgatitemi për luftë në Europë

by admin
Spread the love

Shefi i sapoemëruar i ushtrisë britanike, gjenerali sir Patrick Sanders ka deklaruar gjatë një fjalimi para trupave se ata duhet te përgatiten për te luftuar sërish në Europë. 

Aludimi shkon drejtpërdrejt për Rusinë dhe zbulon vizionin britanik për mundjen e saj ne fushëbetejë. 

Invazioni i Ukrainës nga Rusia thekson synimin tonë bazë për të mbrojtur Mbretërinë e Bashkuar duke qenë të gatshëm te luftojmë dhr fitojmë në tokë.

Tashmë kemi një imperativ akut për të krijuar një ushtri të aftë të luftojë krah aleatëve tanë dhe të nundë Rusinë në betejë

ka thënë ai. 

Sanders ka ngjyrosur fjalimin me nota dramstike kur u ka kujtuar trupave se ai është “shefi i parë i Shtabit që nga 1941 që merr komandën e Ushtrisë në hijen e një lufte tokësore në Europë që përfshin një fuqi të madhe kontinentale”

Sipas tij, synimi i ushtrisë duhet të jetë mobilizimi dhe modernizimi për të fuqizuar NATO-n dhe për të mos lejuar Rusinë të pushtojë pjesë të tjera të Europës.

Rruga Press

You may also like