SHBA – Uashingtoni shpreh shqetësimin pas protestave masive në Izrael

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 27 mars /ATSH-DPA/ – SHBA-ja ka shprehur shqetësim të thellë dhe ka bërë thirrje për një kompromis urgjent mes protestave masive që shpërthyen sot në Tel Aviv, pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu shkarkoi ministrin e Mbrojtjes, Yoav Galant.

“Vlerat demokratike kanë qenë gjithmonë dhe duhet të mbeten një shenjë dalluese e marrëdhënieve SHBA-Izrael”, tha në një deklaratë zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Adrienne Watson.

“Shoqëritë demokratike forcohen nga kontrollet dhe balancat dhe ndryshimet thelbësore në një sistem demokratik duhet të ndiqen me nje bazë më të gjerë të mbështetjes popullore”, tha Watson.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu shkarkoi dje në mbrëmje ministrin e Mbrojtjes, Yoav Galant pasi i bëri thirrje qeverisë të ndalojë reformën e saj të diskutueshme të gjyqësorit.

Reforma do të lejonte parlamentin të rrëzonte vendimet e Gjykatës së Lartë me një shumicë të thjeshtë.

Gjithashtu, politikanët do të kenë më shumë fuqi në emërimin e gjyqtarëve.

“Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje liderëve izraelitë që të gjejnë një kompromis sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Watson./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like