SHBA – Sullivan: Ndihma financiare për Ukrainën në 2023 mbetet e qëndrueshme

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MEKSIKË, 9 janar /ATSH-DPA/- Me buxhetin e ri të qeverisë amerikane, ndihma financiare për Ukrainën mbetet e qëndrueshme për vitin 2023, pavarësisht mosmarrëveshjeve në Kongres, tha këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan gjatë vizitës së presidentit amerikan, Joe Biden në Meksikë.

Sullivan tha se buxheti i ri parashikonte një ndihmë prej 45 miliardë dollarësh për Ukrainën, megjithëse qeveria kishte kërkuar vetëm 37 miliardë dollarë.

“Ky është një fond që tashmë është miratuar”, theksoi ai.

Me këtë rritje, aftësia e qeverisë amerikane për t’i ofruar Ukrainës ndihmë ushtarake, ekonomike dhe humanitare është e garantuar plotësisht për pothuajse të gjithë vitin.

Biden nënshkroi ligjin e ri të buxhetit në fund të dhjetorit që ofron ndihmën për Ukrainën.

Buxheti i ri financon operacionet e qeverisë deri në shtator 2023.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakROMË – Meloni pret në një takim Von der Leyen

You may also like