UASHINGTON, 7 tetor /ATSH-AFP/ – Presidenti i SHBA Joe Biden është “informuar” nga këshilltarët e tij të sigurisë kombëtare për “sulmin e tmerrshëm terrorist të Hamasit” kundër Izraelit dhe vazhdon të monitorojë situatën, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë të shkurtër.
Izraeli, një vend me të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleatë të ngushtë, dhe Rripi i Gazës ishin sërish në luftë të shtunën pas nisjes së një ofensive ushtarake të befasishme nga Hamasi, i cili hodhi mijëra raketa.
Deri tani janë 40 izraelitë dhe rreth 200 palestinezë të vdekur./ a.jor.