SHBA – Pentagoni: Një tjetër balonë spiune kineze mbi Amerikën Latine

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 4 shkurt /ATSH-ANSA/ – Kemi marrë raporte se një tjetër balonë spiune kineze është në tranzit mbi Amerikën Latine, deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, gjenerali Pat Ryder për CNN.

”Është e paqartë saktësisht se mbi cilin vend të Amerikës Latine po fluturon, por nuk do të drejtohej për në Shtetet e Bashkuara”, shtoi ai.

Komanda Veriore e SHBA (Usnorthcom) po koordinon me NASA-n për të përcaktuar se sa e madhe do të ishte rrezja e mbeturinave që bien nëse tullumbace spiune kineze që fluturonte mbi SHBA do të rrëzohej. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakARRSH: Rruga Bogë-Theth e hapur për qarkullimin e mjeteve

You may also like