SHBA nxjerr “artilerinë e rëndë”/ Javët në vijim, dosje të tjera: Tërmet nga paratë ruse!

by admin
Spread the love

Tërmeti që shkaktoi në Itali raporti i inteligjencës amerikane mbi financimet ruse, vazhdon. Tashmë, në vendin fqinj përtej Adriatikut flitet për dosje të tjera që mund të mbërrijnë në javët në vijim.

Departamenti amerikan i shtetit e bëri të qartë se alarmi i SHBA-së është në rrafsh global. Italia ka qenë në ethe këto 48 orët e fundit, megjithatë sipas shtypit vendas, kryeministri Mario Draghi ka insistuar për një sqarim nga administrata amerikane dhe ka telefonuar shefin e diplomacisë atje, Anthony Blinken për të marrë informacione të mëtejshme.

Përgjigja e Blinkenit thuhet të ketë qenë e shkurtër: “Nuk ka gjë për ju”. Raporti mbi fondet ruse ndaj partive perëndimore do të interpretohet si alarm botëror. Nuk përmenden publikisht në emër vende, forca politike apo liderë të caktuar.

Ky është shpjegimi që Draghi ka marrë nga Blinken. Në të njëjtën kohë, DASH i ka dërguar qeverive një email:

“Ne nuk hyjmë në informacione specifike të inteligjencës, por jemi shumë të qartë në ekspozimin e shqetësimeve tona mbi ndërhyrjet e Rusisë në procesin demokratik në vende të ndryshme të botës, përfshirë dhe tonin. Në këtë kontekst, nuk e fokusojmë alarmin në një vend të caktuar por në plan global, sepse duhet të përballemi me sfidat që i bëhen shoqërisë demokratike. Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët dhe partnerët tanë për të nxjerrë në dritë përpjekjet e ndikimit të rrezikshëm të Rusisë, duke i ndihmuar shtetet e tjera të mbrohen nga një aktivitet i tillë”, thuhet aty.

Pavarësisht lehtësimit të Draghit megjithatë, askush nuk ka marrë informacione specifike mbi përfshirjen e Italisë në dosje. Mbeten të forta dyshimet se në raportin e hartuar nga shërbimet sekrete dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare i drejtuar nga Jake Sullivan, bashkëpunëtori më i ngushtë i Joe Biden, mund të ketë referenca të njohura, të nxjerra nga të ashtuquajturat “burime të hapura”, pra lajme të publikuara tashmë.

Informacionet e filtruara nga Washingtoni mund të jenë preludi i dosjeve të tjera, pohoi ministri i jashtëm Luigi di Maio, që rrëfeu se mbetet në kontakt me amerikanët për çdo përditësim të mëtejshëm, çka nënkupton se bashkëbisedimet e këtyre orëve të diplomacisë dhe inteligjencës tregojnë se ka shumë të dhëna të mbledhura nga Thesari dhe 007-tat amerikanë lidhur me financimet e Moskës ndaj partive, kompanive apo politikanëve të huaj dhe për këtë arsye nuk përjashtohet aspak që në javët në vijim të dalin dokumente të tjera që përfshijnë edhe italianë.


Top Channel

You may also like