SHBA/ Nëna denoncon ‘ndryshimin e gjinisë’ që shkolla i kërkon bijës 13 vjeçare, duke e nxitur ‘të mos i tregojë prindërve’ (fotot)

by admin
Spread the love

Një nënë nga Maine në SHBA ka kërkuar hetim për shkollën e bijës së saj 13-vjeçare, ku punonjësi social i kishte dhënë “objekte për tranzicion seksual” duke e inkurajuar të mos i tregonte prindërve të saj.

Amber Lavigne, nga qyteza Damariscotta, tha për rrjetin vendas  National Review se i gjeti të bijës një mjet për sheshimin e gjoksit femëror, që fillimisht fëmija tha se “ia kishte dhënë një shoqe”.

Pas presionit të nënës, fëmija kishte pranuar se mjetin e “tranzicionit seksual” ia kishte dhënë punonjësi ri social i shkollës Samuel Roy.

Lavigne thotë se kur zbuloi mjetin kishte kontaktuar me zyrtarët e shkollës, të cilët fillimisht kishin thënë se do të vepronin ndaj çështjes.

Por pas takimit me punonjësin social Roy që nxiste “tranzicionin seksual të femijët”, zyrtarët nuk i përgjigjeshin më pyetjeve të Lavigne dhe mbështesnin pohimet e punonjësit duke cituar ligjet federale në fuqi, shkruan National Review.

Lavigne zbuloi më tej se stafi i shkollës kishte caktuar një emër të ri për bijën e saj dhe i referoheshin asaj me përemra mashkullorë.

“Të drejtat e mia po shkeleshin me të dyja këmbët ndërsa arsimi i bijës time ishte hedhur nga dritarja,” tha Lavigne për rrjetin Washington Times.

Gruaja ka larguar vajzën nga shkolla dhe ka paditur për shkelje anti-kushtetuese të të drejtave duke tentuar fshehtësisht të bindnin bijën e saj për të ndryshuar gjini nga femër në mashkull.

Avokati Adam Shelton tha për të përditshmen National Review: “Prindërit nuk mund të jenë në kontroll të sigurisë së fëmijëve të tyre nëse atyre u mohohen informacione kritike të zhvillimit të tyre nga institucionet”.

Lavigne thotë: “Unë kam dashur që vajza ime të bëhet sportiste, basketbolliste, por duke mësuar në shkollë ajo ka nisur të diskutojë çështjet e identitetit seksual, që nuk e di për çfarë shërbejnë”.

“Unë nuk do të heq dorë nga vajza ime, çfarëdo që të ndodhë”, shton ajo, ndërsa tentativat e kontaktit të mediave me zyrtarët e shkollës në fjalë nuk kanë pasur sukses.


Top Channel

You may also like