SHBA – Kissinger: Ukraina nuk duhet t’i lëshojë asnjë territor Rusisë

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 25 korrik /ATSH-DPA/ – Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger këshilloi Ukrainën dhe Perëndimin që të mos i dorëzojnë Rusisë asnjë territor ukrainas, të pushtuar që nga fillimi i luftës, në asnjë negociatë të ardhshme për paqen për t’i dhënë fund konfliktit.

Kissinger i tha transmetuesit publik gjerman ZDF se heqja dorë nga territori ukrainas nuk duhet të ishte në tavolinë dhe i kërkoi Perëndimit të ishte i qartë.

”E gjithë kjo duhej të bëhet së bashku me popullin ukrainas pasi lufta e Rusisë kundër Ukrainës arriti pikën historike pesë mujore”, shtoi Kissinger.

Kissinger u lind në qytetin gjerman të Furthit, në vitin 1923, por familja e tij hebreje u detyrua të largohej nga Gjermania naziste në vitin 1938.

Ai ka qenë një element kyç i politikës së jashtme të SHBA nga fundi i viteve 1960 deri në fund të viteve 1970 si këshilltar për sigurinë kombëtare dhe sekretar i Shtetit.

Në vitin 1973 ai mori çmimin Nobel për Paqen, për armëpushimin dhe marrëveshjen e tërheqjes nga Vietnami i atëhershëm i Veriut./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakEnergjia, sfida kolosale, Rama: Balluku emërohet në postin e zv/kryeministres

You may also like