SHBA – Demokratët marrin edhe një vend tjetër në Senat

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 12 nëntor /ATSH-AFP/ – Një senator demokrat është rizgjedhur në Arizona, tha media duke e lënë partinë e presidentit Joe Biden vetëm një vend larg mbajtjes së shumicës në Senat.

”Ish-astronauti, Mark Kelly mundi kundërshtarin e tij republikan, Blake Masters në këtë shtet jugperëndimor të vendit”, thanë të paktën tre kanale televizive.

Fitorja e tij e çon numrin e senatorëve demokratë në 49.

Dy mandate mbeten ende për t’u plotësuar.

Në Nevada, ku numërimi vazhdon dhe në Xhorxhia, ku raundi i dytë është planifikuar për më 6 dhjetor.

Nëse të dy partitë do të përfundonin me 50 vende secila dhe për këtë arsye do të ruanin status quo-në, demokratët do të ruanin kontrollin e Senatit, falë votës së zëvendëspresidentes, Kamala Harris.

Blake Masters, kandidati i mundur në Arizona, ende nuk e ka njohur humbjen.

Disa ditë pas votimeve, edhe kontrolli i Kongresit mbetet i pasigurt./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like